Klarens Sedorf për herë të fundit pjesë e La Liga-s ishte në vitin 1999-të, mirëpo si futbollist i Realit të Madridit, nga e cila skuadër atë vit ishte larguar në drejtim të Interit. Tanimë pas plotë 19-të viteve, ai sërish rikthehet në elitën e futbollit spanjoll, por tashmë për të drejtuar skuadrën e Deportivo La Korunjës.
Një gjë të tillë pohojnë mediat spanjolle, sipas të cilave holandezi do të pasojë Kristobal Parralo, i cili u shkarkua nga ana e drejtuesve të klubit nga Riazor pas humbjes 5:0 ndaj Real Sociedad.
Sedorf kështu bëhet trajneri i tretë brenda këtij sezoni që do të udhëheq Deportivo La Korunjën, skuadër kjo që sezonin e kishte nisur me Pep Mel në krye.
Ndryshe skuadra spanjolle do të jetë e treta në karrierën e Sedorf, i cili më herët udhëhoqi klubet si Milan dhe Shenzhen.