Najdenov vazhdon karrierën në Iran

Bojan Najdenov edhe zyrtarisht prej sot është një futbollist i ri i skuadrës iraniane të Esteghlal F.C. Ai me skuadrën nga elita e futbollit iranian ka firmosur kontratë për një vit e gjysmë, ndërsa në prononcimin e tij për “infOSport.mk” u shpreh i lumtur që do të luaj me një klub që ka rreth 30 milion fansa.

“Jam i lumtur që i jam bashkuar një klubi shumë të madh që pas vetes ka 30 milion fansa. Vërtetë bëhet fjalë për një klub mjaft të organizuar që ka shumë tifoz. Më kanë pritur shumë mirë, kushtet janë shumë të mira, ashtu që shpresoj se do të jap më të mirën nga vetja” – tha nga Teherani enkas për “infOSport.mk” ish mesfushori i Rabotniçkit, Bojan Najdenov.

Mesfushori 26-vjeçar së fundmi ishte pjesë e skuadrës egjiptiane të Smouha, ndërsa gjatë karrierës së tij përveç me Rabotniçkin, ai ka luajtur edhe Kozhuvin dhe Horizont Turnovën.

Leave a Reply