Liverpulli merr mesfushorin e Arsenalit!

Liverpulli do ti ofrojë marrëveshje mesfushorit Xhek Uilshir, nëse ky i fundit nuk arrinë gjuhë të përbashkët me Arsenalin, shkruan “Sun”, përcjellë “infOSport.mk”. Mesfushorit 26-vjeçar i ka skaduar kontrata dhe për momentin po pret një ofertë nga ana e klubit të tij të fëmijërisë, që dëshiron t’ia ul pagën në mënyrë të dukshme, për vetëm 90 mijë sterlina në javë.

Duke pasur parasysh dëmtimet e shpeshta të Uilshir, nga tabori i Arsenalit kanë propozuar që ti zvogëlojnë pagën, mirëpo që njëkohësisht ta shpërblejnë atë me bonuse, varësisht nga numri i ndeshjeve që do të zhvillojë. Mirëpo një ofertë e tillë nuk kënaq futbollistin anglez, i cili është i gatshëm për të kërkuar skuadër të re.

Sipas pohimeve të “Sun”, Liverpulli është i gatshëm ti paguajë 90 mijë sterlina në javë Uilshir, në rast se i njëjti do të pranonte që gjatë verës të transferohet si agjent i lirë. Në këtë mënyrë ai do të zëvendësonte Emre Xhan, i cili me shumë gjasa do të kalojë në rradhët e skuadrës kampione të Italisë, Juventusit.

Leave a Reply