Fusha e stadiumit të Vëllazërimit shndërrohet në “liqen”

Shiu i dendur që ka kapluar vendin tonë këtyre dy ditëve ka shkaktuar përmbytje të mëdha në disa qytete, përfshirë këtu edhe atë të Kërçovës, njofton “infOSport.mk”.

Prej motit të rëndë ka pësuar edhe fusha e futbollit të stadiumit të Vëllazërimit, ku pamjet flasin për dëme të mëdha materiale, të cilat sipas krerëve të skuadrës kërçovare kapin vlerën e dy milion denarëve.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1567236176725327&id=472303609551928

Për pasojat nuk kemi se çfarë të flasim, pasi pamjet flasin shumë më mirë. Na është shkaktuar dëm i madh, i cili shkon edhe deri në dy milion denarë. Përveç fushës së dëmtuar, që do na duhet një kohë e gjatë për ta sjellë në gjendjen e mëparshme, gjithashtu kemi pësuar dëme edhe në pajisje sportive si dhe mjete teknike, të cilat tashmë që të gjitha janë jashtë përdorimit. Do mundohemi diç të bëjmë me forcat tona, por patjetër se do na nevojitet edhe ndihma e institucioneve shtetërore, siç është Komuna e Kërçovës, por njëkohësisht edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë. Duke pasur parasysh se ka mbetur edhe më pak se një muaj deri në startin e stinorit pranveror, varësisht prej kushteve klimatike gjatë këtij muaji që ndodhemi, ndoshta do të jemi të obliguar që ndeshjet ti zhvillojmë në stadiumin e qytetit, që do të jetë një hendikap, duke pasur parasysh se këtë vit pretendimet tona janë inkuadrimi në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë” – thanë nga Zyra pët Marrdhënie me publikun e KF Vëllazërimit.

E gjithë kjo situatë e krijuar do e vështirësojë punën e ekipit kur janë në pyetje përgatitjet fizike, duke pasur parasysh se ditëve në vijim do të duhet ti zhvillojë përgatitjet në fushë mini-futbolli. Një mënyrë kjo për ti dhënë ngarkesën e plotë fizike skuadrës, pavarësisht se trajneri Nazmi Ajdini dhe stafi teknik do të kishin preferuar që puna taktiko-fizike të zhvillohej në fushë të madhe.

Kjo gjendje e jashtëzakonshme ndoshta do të shtyej drejtuesit e skuadrës që të dërgojnë skuadrën drejt Ohrit apo edhe jashtë vendit për vijimin e përgatitjeve, aty ku të martën do të zhvillojnë ndeshjen e rradhës miqësore kundër skuadrës serbe të Javor.

Rikujtojmë stinori pranveror në Ligën e Dytë – Perëndim starton me 3 mars, atëherë kur Vëllazërimi si vendas në derbin e madh do të mirëpret Gostivarin, me të cilën skuadër gjatë gjysmësezonit të parë ndanë pozitën e parë, që të dyja skuadrat nga 25 pikë.

Leave a Reply