Juventus Serava është treguar shumë bindës në takimin e javës së 14-të në elitën e futbollit vendor ndaj Ciko-s, duke mundur këta të fundit me rezultatin 7:3, njofton “infOSport.mk”.
Fitoren e paralajmëroi Berat Ramadani, ndërsa Besnik Latifi shënoi edhe golin e dytë, me të cilin u mbyll pjesa e parë e këtij takimi.
Golin e parë në pjesën e dytë për ekipin “bardhezi” nga Serava e realizoi Jakup Ramadani, për t’ju ardhur rradha edhe mysafirëve, të cilët pas golit të parë të shënuar menjëherë pranuan edhe dy të tjerë, kur Eljesa Neziri fillimisht shënoi për 4:1, teksa Pajtim Rexhepi për 5:1.
Dy golat e fundit për Juventus Seravën mbajnë firmën e Jakup Ramadanit, i cili shënoi për 6:2, teksa Berat Ramadani, lojtari që nisi serinë e golave, edhe e mbylli atë, duke vendosur rezultatin përfundimtarë, Juventus Serava 7, Ciko 3.