FC Shkupi i mbylli ndeshjet kontrolluese në Antalia të Turqisë me fitore, duke mundur me rezultat 2:1 Okzetpen e Kazakistanit. Pas këtij takimi për kanalin zyrtar të skuadrës nga Çairi është prononcuar Muharem Bajrami, i cili ka vlerësuar ekipin e tij si dhe ka dhënë një koment për përgatitjet e zhvilluara në tokën turke.
“Fitorja e parë në kuadër të përgatitjeve në Antalia. Fitore me plotë meritë me shumë raste, me lojë të bukur shënuam dy gola, ndërsa kishim mundësinë që të shënojmë edhe gola tjerë që të jetë rezultati edhe më i thellë. Tash na vjen në rend kampionati, aty do të jenë ndeshjet më të rëndësishme. Besojë që jemi maksimalisht të përgatitur para ndeshjes së parë me Akademia Pandevin. Kryesorja në këto përgatitje është që Zoti na ka ruajtur dhe ska pasur asnjë lëndim, që është një plus shumë i madh për ekipin tonë”, ka thënë Muharem Bajrami, pas ndeshjes me Okzetpen.
Deklaratën e Muharem Bajramit mund ta ndiqni në videon më poshtë nga minuta e 3:43!