Sot si duket ka qenë dita e futbollistëve shqiptarë nga Maqedonia që luajnë në Superligën shqiptare. Fillimisht pasi Sedat Berisha shënoi golin e parë personal për Vllazninë e Shkodrës, Jasir Asani më vonë goditi me dy gola për Partizanin e Tiranes në ndeshjen ndaj Kamzës.
Asani dy golat i shënoi në minutat 7-të dhe 23-të, ndërsa golin për Kamzën e shënoi Plaku në të 26-tën. Por gjithsesi rezultati mbeti ky deri në fund të 90-të minutave, me dy golat e shkupjanit që mbeten vendimtarë për 3 pikë të vlefshme në xhiron e 18-të në Superligën shqiptare, ndërsa në të njejtën kohë Partizani festoi edhe 72 vjetorin e themelimit të klubit.
Partizani-Kamza (Përmbledhje)
Публикувахте от DigitAlb в 4 февруари 2018 г.