Kur kanë mbetur edhe 11 ditë deri në zhvillimin e takimit të parë të 1/8 së finales midis Real Madridit dhe Paris Sen Zhermenit në kuadër të Ligës së Kampionëve, biletat për këtë ndeshje janë harxhuar që të gjitha.
Për publikun e përgjithshëm ato u shitën në vetëm 37 minuta, ndërsa në portalet e rishitjes, si “Stubhub”, çmimet për një hyrje në “Santiago Bernabeu” variojnë nga 300 euro deri në 24,000! Madje edhe vetë Real Madrid u desh të ndërhyjë për këtë çështje. Për të penguar rishitjen e biletave në tregun e zi, biletat nuk do të pranohen të printuara, por vetëm në versionin online nga telefoni.