Boksieri kosovar që garon nën flamurin e Gjermanisë, Haxhi Krasniqi ka fituar duelin me polakun Bartlomiej Grafka, në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të kategorisë së peshave super të mesme në boksin profesionist.
Dueli i luajtur në Gjermani, por me shumë përkrahës të shqiptarit, i dha Krasniqit vullnet dhe vetëbesim, me katër raundet e para që shkëlqeu në ring, duke dhënë disa goditje të rënda kundërshtarit polak, me çka edhe fitoi pikë të vlefshme nga referët.
Kështu Krasniqi pas 8 raundeve të rregullta, arriti të triumfojë me pikë në këtë ndeshje. Përveç 30 vjeçarit shqiptarë, në mbrëmjen e sotme triumfuan edhe boksierët tjerë si Elvis Hetemaj dhe Jurgen Uldedaj.