Xherdan Shaqiri sot përballë Burnmautit realizoi golin e vetëm për Stouk Sitin, skuadër kjo e cila në fund megjithatë pësoi disfatë 2:1, shkruan “infOSport.mk”.
Shaqiri shënoi golin e parë të takimit, edhe atë vetëm pas 5 minutave lojë, mirëpo ky gol nuk kontribuoi që në fund Stouk Siti të nxjerrë një rezultat pozitiv nga kjo përballje.
Megjithatë ky gol ishte mjaft special për futbollistin shqiptarë që mbron ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës, pasi Xherdan Shaqiri ka shënuar tashmë golin e tij të parë me kokë në 129 ndeshjet e tij në top 5 Ligat më të mëdha të Evropës.
Shaqiri gatë këtij sezoni ka shënuar 5 gola në ndeshjet e Premierligës, ndërsa gjatë karrierës së tij ka shënuar gjithsej 25 gola, edhe atë 3 gola me këmbën e djathtë, 21 me këmbën e majtë dhe një me kokë.