Mançester Junajtedi është rikther te fitorja, duke mposhtur me rezultat 2:0 Hudersfildin. Romelu Lukaku zhbllokoi shifrat në fillim të pjesës së dytë, por të gjithë vëmendjen e mori Sançez, i cili shënoi edhe golin e parë me fanellën e djajve.
Kiliani fitoi një penallti, të cilën e ekzekutoi vetë, por topin e dërgoi në rrjetë, vetëm pasi u grushtua nga portieri. Me këtë fitore, United ngushton në 13 pikë distancën nga Siti, që gjithsesi është shumë e madhe, pasi kanë mbetur vetëm 12 javë deri në fund të sezonit.