FC Shkupi godet sërish në merkato. Pas angazhimit të sulmuesit të krahut, Basilio Ndong, sot “bardhekaltërit” nga Çairi kanë prezantuar edhe një tjetër futbollist, kësaj rradhe në repartin e mbrojtjes.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë Mariano Ondo Monsuy Angong, i cili vjen nga Guinea Ekuatoriale, ndërsa ishte pjesë e ekipit prej ku erdhi edhe Basilio Ndong, Cano Sport Academy.
Ondo i është bashkuar sot ekipit ku edhe ka zhvilluar stërvitjen e parë zyrtare, ndërsa trajneri Ardian Nuhiu ka mbetur mjaft i kënaqur në paraqitjen e tij të parë në stërvitje.
Edhe Ondo sikurse Ndong, është reprezentues i përfaqësueses A të Guineas Ekuatoriale, ku deri më tash numëron 3 paraqitje zyrtare në Kupën e Afrikës dhe një ndeshje miqësore.
Mariano Ondo me FC Shkupin ka nënshkruar kontratë për 3 vite e gjysmë, ndërsa për shërbimet e tij drejtuesit e skuadrës nga Çairi kanë paguar 30 mijë euro.