Skuadra e Bërnlit ka arritur që të ndal serinë e fitoreve të Mançester Sitit, duke nxjerrë një barazim ndaj liderit aktual në Premierligë, shkruan “infOSport.mk”. Ndeshja në fjalë u mbyll me barazim 1:1, me Sitin që kaloi në epërsi falë golit të shënuar nga ana e ish “madrilenit”, Danilo në minutën e 22-të.
Ky rezultat ishte valid për një orë të plotë, atëherë kur në skenë te skuadra vendase doli Gundmunddson, që shënoi golin e barazimit, që në fund u tregua edhe si i fundit i këtij takimi.
Është ky barazimi i tretë këtë edicion për skuadrën e trajnerit Pep Guardiola, që megjithatë i paluhatur kryeson renditjen me 69 pikë, plotë 16 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt Mançester Junajtedi, që në këto momente po zhvillon ndeshjen e javës së 26-të në Premierligë kundër skuadrës së Hadersfild.