Rabotniçki përfundon me përgatitjet në Antalia

Skuadra e Rabotniçkit ka përfunduar me përgatitjet në Antalia të Turqisë dhe sot pasdite është rikthyer në Shkup. “Romantikët” në tokën turke qëndruan 10-të ditë, ndërsa deri në fillimin e kampionatit do të stërviten në kompleksin sportiv në parkun e qytetit.

Rabotniçki përveç stërvitjeve në Antalia zhvilloi edhe tre ndeshje kontrolluese, prej të cilave pësoi dy disfata nga Gabala dhe Keshlla, ndërsa takimin e fundit ndaj Mariupolit e mbylli me barazim 1:1.

Leave a Reply