FC Shkupi pësoi disfatën e parë në ndeshjet kontrolluese në Antalia të Turqisë, duke u mundur nga skuadra boshnjake, Çelik. Pas kësaj ndeshje, në prononcim me kanalin zyrtar të FC Shkupit, ka folur qendërmbrojtësi “bardhekaltër”, Besart Krivanjeva.
“Ishte një ndeshje kontrolluese në të cilën rezultati nuk ishte me rëndësi, por përgatitja fizike. Kishim raste të shumta të cilat nuk mundëm që t’i shfrytëzojmë. Por kemi edhe dy ndeshje tjera kontrolluese, ku rezultati nuk do jetë objektivi, pasi për ne të rëndësishme janë fitoret kur të fillojë kampionati”, ka thënë Besart Krivanjeva për faqen zyrtare të klubit të Shkupit.