Adis Jahoviç ka bërë një debutim ëndërrash me fanellën e Konjaspor, duke shënuar ndaj gjigandëve të Galatasarajit në kuadër të ¼ së finales së Kupës së Turqisë, njofton “infOSport.mk”.
Jahoviç shënoi golin e barazimit për Konjaspor në minutat shtesë të takimit, duke shënuar për 2:2, dhe duke mbajtur gjallë shpresat e skuadrës së tij se mund të kalojë në gjysmëfinale. Jahoviç vetëm para dy ditëve nga rradhët e Goztepe kaloi te Konjaspor, ndërsa formën e tij të mirë e dëshmoi që në ndeshjen e tij të parë me fanellën e skuadrës së re.
Jahoviç në ndeshjen e zhvilluar para tifozëve të tij të ri, në lojë u inkuadrua në minutën e 57-të, ndërsa mungoi Samuel Eto, i cili gjithasht iu bashkua Konjasporit nga rradhët e Antaliaspor.
Ndryshe Konjaspor kaloi në epërsi falë autogolit të Linnes, teksa për Galatasarajin në këtë ndeshje shënuan Gumus (50’) dhe Aziz (55’).
Ndeshja e kthimit në program është me datë 8 shkurt.