Në vitet e fundit kampionati turk po kthehet në një vendstrehim për emrat e mëdhenj të futbollit. Një tjetër sulmues i njohur ka zgjedhur ta vazhdojë kerrierën në Superligën turke, madje në një ekip disi të panjohur.
Bëhet fjalë për ish lojtarin e Çelsit Demba Ba i cili ka lënë kampionatin kinez dhe skuadrën e Shanghai Shenhua për t’u transferuar në Turqi te Goztepe. E ardhur nga kategoria e dytë, Goztepe pozicionohet në vendin e 7-të për momentin, ndërkohë që Demba Ba ka firmosur deri në fund të këtij sezoni.