Vëllazërimi i Kërçovës dhe Drita e Gjilanit janë ndarë miqësisht në miqësoren e zhvilluar sot në Kërçovë, njofton “infOSport.mk”. Ndeshja në fjalë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa në fund të dy trajnerët dolën të kënaqur nga ajo që treguan futbollistët e tyre.
Edhe Nazmi Ajdini i Vëllazërimit, por edhe Bekim Isufi i Dritës së Gjilanit në këtë ndeshje provuan gjithë futbollistët që kishin në dispozicion, mirëpo edhe përkundër disa rasteve të mira të krijuara nga ana e të dyja taboreve, në fund rrjetat pushuan.
Vëllazërimi ndeshjen e rradhës kontrolluese do ta zhvillojë me datë 4 shkurt përballë skuadrës së Pelisterit që garon në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.