Vardari ka shënuar fitore e dytë dhe më të thellë në ndeshjet kontrolluese në Antalia të Turqisë, njofton “infOSport.mk”. Skuadra kampione e vendit mundi ekipin polak të Zaglebie Lubin me rezultatin 3:0, ndërsa edhe në këtë ndeshje trajneri Çedomir Janevski i tha mundësinë futbollistit të talentuar shqiptarë, Jakup Berisha.
Sulmuesi 17-vjeçar në lojë u inkuadrua në minutën e 78-të, duke zëvendësuar Dejan Bllazhevskin, i cili njëherit ishte edhe autori i golit të parë në minutën e 40-të. Goli i sulmuesit 32-vjeçar ishte i vetmi i shënuar gjatë 45 minutave të para, ndërsa në pjesën e dytë te Vardari në listën e golashënuesve u regjistruan edhe braziliani Felipe (48’) dhe armeni, Barsegian (58’).
Në këtë ndeshje Besar Iseni nuk u inkuadrua në lojë nga ana e trajnerit, Janevski, duke qëndruar në bankinë, bashkë edhe me futbollistin shqiptarë nga Kumanova, Fitor Rexhepi.