Skuadra e Shkupit sot do të zhvillojë edhe ndeshjen e tretë kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore që skuadra nga Çairi po zhvillon në Antalia të Turqisë. Kundërshtarë i “bardhekaltërve” do të jetë skuadra e Çelikut nga elita e futbollit boshnjak.
Edhe në këtë ndeshje trajneri Ardian Nuhiu pritet të ju japë mundësinë të gjithë futbollistëve që ka në dispozicion.
Ndeshja në fjalë do të luhet në terenet sportive të “Sueno Hotel” në Belek, me fillim në ora 17:00 sipas kohës sonë lokale.