Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku prej sot edhe zyrtarisht i është bashkuar Enis Bardhit te skuadra e Levantes. Ai me skuadrën nga Valencia ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2020, ndërsa pasi u prezantua fillimisht para shokëve të rinj të ekipit në dhomat e xhveshjeve, më pas një gjë të tillë bëri në fushën sportive.
Ai si çdo futbollist tjetër i ri i ardhur te Levante i është nënshtruar “ceremonisë së prezantimit”, kur gjithë futbollistët e Levantes të reshtuar prisnin Sadiku, që më pas të qëllojnë me shpulla sulmuesin shqiptar që kalonte mes tyre para fillimit të stërvitjes.
Një traditë kjo që respektohet për çdo futbollistë të ri te Levantes dhe sigurisht bëhet fjalë për një gjest të veçantë mirëseardhjeje që u shoqërua më pas edhe nga duartrokitjet e grupit të futbollistëve të pranishëm të skuadrës spanjolle, që me Sadikun në krye të sulmit shpreson të përmirësoje efikasitetin.
Shpresojmë se Sadiku me Bardhin do të përbëjnë një dyshe të frikshme për skuadrat kundërshtare në La Liga, një ndër kampionatet më të fuqishme në Europë.
😬 Uno no es jugador del #LevanteUD hasta que no recibe la tradicional bienvenida del EQUIPO!! Podemos decir que Sadiku ya es jugador granota!!
Публикувахте от Levante UD в 31 януари 2018 г.