Renova pësoi disfatën  e parë në ndeshjet kontrolluese

Renova në ndeshjen e saj të katërt kontrolluese ka pësuar disfatë ndaj skuadrës serbe të Maçva, njofton “infOSport.mk”. Në ndeshjen e zhvilluar në Ohër “gjipspunuesit” pësuan disfatë minimale 2:3, mirëpo edhe përkundër këtij fakti ata treguan një lojë shumë të mirë dhe karakter të fortë.

“Mendoj se edhe pse humbëm këtë ndeshje, vërtetë zhvilluam një lojë shumë të mirë. Golat i pranuam nga disa gabime tona në fillim, por pastaj treguam karakter, shënuam 2 gola dhe kishim raste që në fund edhe të  barazojmë rezultatin, mirëpo nuk i’a arritëm qëllimit. Sidoqoftë ne jemi të kënaqur nga e gjithë kjo që treguam sot dhe gjatë gjithë këtyre ndeshjeve kontrolluese” – tha enkas për “infOSport.mk” kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu.

Autorë të golave për Renovën ndaj skuadrës serbe ishin Valmir Nafiu gjatë pjesës së parë dhe përforcimi i kësaj merkatoje Vllatko Stojanosvki, i cili shënoi edhe në ndeshjen ndaj Vëllazërimit.

Nesër ekspedita e Renovës rikthehet në Tetovë, aty ku do të zhvillojë edhe fazën e fundit të përgatitjeve para fillimit të stinorit pranveror, kur me 14 shkurt do të përballet me Rabotniçkin në Shkup.

Leave a Reply