Prishtina ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e saj të parë kontrolluese të zhvilluar në Antalia të Turqisë, duke mundur ekipin e Akademia Pandev me rezultatin e pastërt 3:0, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga kryeqendra kosovare ishte kundërshtarë më i mirë gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa fitoren e tyre në këtë ndeshje e paralajmëroi Ahmed Jonuzi që në minutën e 6-të, të takimit.
Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë të besuarit e trajnerit Mirel Josa shënuan edhe dy gola të tjerë. Fillimisht ishte ish futbollistit i Partizanit të Tiranës, Mentor Mazrekaj, ai i cili në minutën e 58-të dyfishoi rezultatin në 2:0, teksa rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Prishtina 3, Akademia Pandev 0, e vendosi Liridon Fetahaj me golin e shënuar në minutën e 69-të.