Ozil bindet, vazhdon kontratën me Arsenalin

Mesfushori gjerman me origjinë turke, Mesut Ozil do të vazhdojë të luaj me Arsenalin në Premierligë, edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

E përditshmja gjermane “Bild” raporton se mesfushori ka pranuar të nënshkruajë kontratë të re me klubin londinez, pjesë e së cilës është që nga viti 2013-të.

Kontrata e tij aktuale me Arsenalin skadonte me 30 qershor të këtij viti, ndërsa ajo që bindi Ozil për të vazhduar kontratën me “topçinjtë” është edhe transferimi i Pier Emerik Obamejang nga rradhët e Borusia Dortmundit.

Leave a Reply