Milot Rashica del në stërvitje me Verder Bremenin (VIDEO)

Milot Rashica edhe zyrtarisht në stinorin pranveror do të luaj në Bundesligën gjermane me fanellën e skuadrës së Verder Bremenit. Super talenti kosovar gjatë ditës së djeshme iu bashkua skuadrës së njohur gjermane, ndërsa sot me bashkëolojtarët e tij të rinj ka dalë në stërvitje.

“Jam me të vërtetë i lumtur që jam pjesë e një ekipitë madh nga Bundesliga dhe një ekipi me traditë,” – ka thënë Rashica për faqen zyrtare të Verder Bremenit.

Ish futbollisti i Vushtrrisë, Rashica,  dy vitet e fundit i kaloi në elitën e futbollit holandez me ekipin e Vitese, për të cilën skuadër zvilloi 100 ndeshje, duke realizuar edhe 13 gola. Vlera të cilën e kanë paguar drejtuesit e Verder Bremenit për shërbimet e 21-vjeçarit, kap vlerën e 9 milion eurove.

 

Leave a Reply