Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë midis Milanit dhe Lacios është mbyllur me barazim pa gola, njofton “infOSport.mk”. Në këtë mënyrë gjithçka pritet të vendoset në ndeshjen e kthimit në “Olimpiko” që në program është me datë 28 shkurt.
Po këto dy skuadra mes vete u takuan edhe në fundjavë në kuadër të ndeshjeve kampionale në “Serie A”, megjithatë në atë përballje u shënuan 3 gola, ku në fund fitores iu gëzua Milani, skuadër kjo e cila sonte nuk arriti që të shfrytëzojë terenin vendas, ashtu që një gjë të tillë do të shpresojë në fushën e kundërshtarit.
Rikujtojmë mbrëmë në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Juventusi me rezultatin minimal 1:0 mundi Atalantan e Etrit Berishës si mysafir.