Maliq Beluli, futbollisti i rradhës që i bashkohet Vëllazërimit

Sulmuesi gostivaras, Maliq Beluli i ka thënë “PO” Vëllazërimit dhe projektit të kësaj skuadre, që këtë vit pretendon të sigurojë një vend për në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Kampionët e vjeshtës në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë – Perëndim, me Belulin kanë arritur marrëveshje 6 mujore, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, gjithnjë nëse Vëllazërimi në fund të sezonit aktual do të shpallej kampion dhe vitin tjetër do të luante në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Beluli së fundmi ishte pjesë e Superligës së Kosovës, duke mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Vëllazërimit të Pozheranit, ndërsa sezonin e kaluar ai luante me ekipin e Ferizajit, ku në gjithsej 13 ndeshje kampionale në elitën e futbollit kosovar realizoi 4 gola.

Përveç Vllaznisë së Pozheranit dhe Ferizajit, Beluli gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me ekpin e vendlindjes së tij, Gostivarin si dhe me ekipin e Skopjes.

Leave a Reply