Klubi më i mirë i mundjes për vitin 2017-të në Maqedoni, “Liria” ka zyrtarizuar tre përforcime të reja. Fati Vejseli, Omer Sejfullahu dhe Stole Eftimov janë tre emrat e rinjë te klubi “Liria”, të cilët u zyrtarizuan nga drejtuesit e këtij klubi.
Përforcimet e reja i njoftuan edhe në faqen zyrtare të KM Liria në fejsbuk. Kujtojmë një ditë më parë klubi nga Çairi firmosi edhe mundësin e suksesshëm, Halil Zubairovit.