Skuadra e Flamurtarit ka goditur sërish në merkaton e janarit, kësaj rradhe duke bërë një super transferim. Vlonjatët pasi lëshuan Argjent Gafurin në huazim te Renova, reaguan shumë shpejtë, duke gjetur një sulmues te skuadra e njohur italiane e Lacios.
Bëhet fjalë për Mamadou Tounkara, i cili pritet që gjatë stinorit pranveror të udhëheq sulmin e skuadrës së Shpëtim Duros.
Flamurtari ishte një ndër skuadrat më aktive në merkaton e dimrit, duke angazhuar Fisnik Zukën, Igor Nnedeljkoviçin dhe Muarem Muarem, ndërsa siç theksuam në fillim edhe përkundër faktit se arritën marrëveshje 18 mujore edhe me futbollistin e Renovës, Argjent Gafurin, të njëjtin e dhanë në huazim sërish te skuadra tetovare, për shkak të disa probleme personale që duhet zgjidhur 29-vjeçari.