Ka marrë fund makthi për reprezentuesin shqiptarë, Ergys Kaçe. Ekipi i njohur grek, Panathinaikos ka bërë zyrtar sot pasdite transferimin e mesfushorit shqiptar, i cili nuk gjente më hapësira te skuadra e PAOK.
Mesfushori i Kombëtares do të huazohet te Panathinaikos deri në fund të sezonit, duke qenë se në këtë transferim janë përfshirë edhe dy futbollistë të tjerë.
Kaçe sot do të duhej të hidhte firmën te APOEL, në Qipro, por ultrasit e saj penguan transferimin për shkak të faktit se është shqiptar dhe se në të shkuarën ka postuar një foto me fanellën e UÇK-së.
Kaçe te Panathinaikos është huazuar deri në fund të këtij sezoni, ndërsa më pas do të vendosej nëse do të blihej kartoni i tij apo jo nga PAOK.