Fushata për presidencën e FSHF po bëhet gjithnjë e më interesante, dhe kandidatët po i shpalosin të gjitha kartat e tyre në tavolinë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Armand Duka, shpalos pasqyrën e sponsorizimeve që kanë mbështetur Federatën Shqiptare të Futbollit gjatë qëndrimit të tij në krye të këtij insititucioni.
Siç deklaron Duka, në vitin 2002, e ka gjetur Federatën me vetëm 10 mijë marka gjermane sponsorizime, dhe sot, 16 vjet më pas kjo shumë është rritur me 335 herë, të ardhura të siguruara për futbollin. Ja dhe postimi i plotë i Dukës:
Me 10 mijë Marka gjermane, të ardhura nga sponsorizimet, e gjetëm futbollin shqiptar në vitin 2002. #Falë menaxhimit shumë më të mirë të #FSHF dhe përkushtimit për të siguruar mbështetjen e duhur për futbollin, sot kemi arritur në 3.35 milionë Euro të ardhura, ose 335 herë më shumë.
Për të gjithë ata që mendojnë se 4 mandate në krye të FSHF janë shumë, dua t’ju kujtoj se janë shumë herë më të mëdha punët dhe rezultatet që kemi arritur së bashku me komunitetin e futbollit. Do të vazhdojmë të punojmë fort në 4 vitet e ardhshme, për të bërë më të mirën për futbollin. #sëbashkupërfutbollin #FSHF 💪⚽🇦🇱️