Sileksi superior ndaj Nefçit

Futbollistët e Sileksit kanë shënuar fitoren e parë në kuadër të ndeshjeve kontrolluese që skuadra nga Kratova po i zhvillon në Antalia të Turqisë, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Zhikica Tasevski shënuan fitore 3:0 ndaj skuadrës së Nefçi nga Azerbajxhani, duke dëshmuar se dalë nga dalë po vijnë në formën e duhur.

Në takimin e sotshëm gjithçka foli në anën e Sileksit, që golin e parë e gjeti në minutën e 35-të me anë të Gligorov. Nuk vonoi shumë dhe vetëm 4 minuta më pas Blagojeviç dyfishoi epërsinë e skuadrës nga Kratova, teksa golin e tretë dhe të fundit në këtë përballje e realizoi Filipovski 10 minuta para fundit të takimit.

Ishte kjo ndeshja e katërt për Sileksin në tokën turke dhe fitorja e parë, pas atyre dy disfatave nga Orenburg (0:3) dhe Luç Energija (1:2) si dhe barazimit 1:1 ndaj skuadrës polake të Arka.

Leave a Reply