Shkëndija dhe Dinamo bëjnë paqe, debuton Musliu (VIDEO)

Shkëndija dhe Dinamo Zagrebi janë ndarë me barazim pa gola (0:0) në ndeshjen e zhvilluar në Antalia të Turqisë, aty ku të dyja skuadrat po zhvillojnë fazën kryesore të përgatitjeve, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një ndeshje e barabartë, ku skuadra e Qatip Osmanit ishte më dominuese gjatë pjesës së parë, kur edhe goditi tre herë kuadratin e portës kundërshtare, kundrejt vetëm një goditje të drejtëpërdrejtë të kroatëve, ndërsa edhe posedimi i topit ishte në anën e Shkëndijës, 52% – 48%.

Pjesa e dytë nuk dhuroi edhe shumë raste për Shkëndijën, ndërsa në anën tjetër Dinamo ishte më këmbëngulëse, mirëpo mbrojtja e Shkëndijës me në krye portierin Zahov nuk lejoi që Dinamo të shënojë. Në këtë pjesë Dinamo kishte goditur 7 herë kuadratin e portës së “kuqezinjëve”, të cilët në anën tjetër u kanosën më seriozisht vetëm dy herë.

Në fillimin  e pjesës së dytë vlen të ceket debutimi i Visar Musliut, i cili bëri një paraqitje shumë të mirë, ndërsa gjithashtu vlen të theksohet se pjesë e këtij takimi te Dinamo Zagrebi ishte edhe dyshja shqiptare, Arijan Ademi, i cili njëherit mbante edhe shiritin e kapitenit si dhe reprezentuesi kosovar, Amir Rrahmani.

Ndeshjen e rradhës dhe të fundit në tokën turke Shkëndija do ta zhvillojë me 03 shkurt kundër skuadrës së Gabala nga Azerbajxhani.

Shkëndija – Dinamo Zagreb 0:0

MBYLLET ME BARAZIM PA GOLA NDESHJA MIDIS SHKËNDIJËS DHE DINAMO ZAGREBIT

Публикувахте от infosport.mk в 30 януари 2018 г.

Leave a Reply