Armando Sadiku si duket shumë shpejt do t’i bashkohet Enis Bardhit te Levante në La Liga, raportojnë mediat spanjolle, transmeton infosport.
Armando Sadiku u transferua nga Zyrihu në merkaton verore te skuadra polake e Legia e Varshavës për 750.000 euro. Por pavarësisht se e nisi si titullar Armando Sadiku nuk ka gjetur mjaftueshëm hapësira në klubin polak, në këtë fazë të parë, teksa ka luajtur thuajse gjithmonë si zëvendësues.
Nga sa raportohet në media 26-vjeçari shqiptar do të transferohet në La Liga kundrejt shumës së 1 milionë eurove. Megjithatë gjithçka mbetet për t’u mësuar në vijimësi, nëse do të ketë apo jo një marrëveshje pa u mbyllur merkatoja e dimrit.