Mançester Siti tashmë edhe zyrtarisht ka bërë të vetin mbrojtësin Aymerik Laporte. Klubi anglez ka paguar klauzolën e largimit të lojtarit francez duke derdhur në arkat e Athletic Bilbaos shifrën e konsiderueshme të 65 milionë eurove.
Drejtuesit e Citiziens plotësuan kështu dëshirën e Guardiolës që donte të kishte në dispozicion qëndërmbrojtësin e talentuar. Laporte do të prezantohet këtë martë, ndërsa me kalimin e tij te Mançster Siti 23-vjeçari u bë mbrojtësi i dytë më i shtrenjtë i blerë ndonjëherë nga një klub futbolli pas holandezit Virgil Van Dijk që kaloi nga Southampton te Liverpooli në këtë merakto për shumën e 85 milionë eurove.