Juventusi mundi Atalantan me rezultatin 1:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë në transfertë, njofton “infOSport.mk”. Ndeshja në stadiumin “Atleti Axurri d’Italia” u zhvillua në kushte mjegulle, mirëpo një gjë e këtillë nuk u pengoi atyre që të sigurojnë fitoren me një gol të shënuar që në minutën e tretë nga ana e argjentinasit, Gonzalo Higuain.
Atalanta e Etrit Berishës, i cili edhe sonte ishte në nivel të detyrës mund ti qajë disa nga rastet e krijuara, ku vlen të përmendet ajo e minutës së 25-të, kur Alehandro Gomez nuk arriti të shënojë nga pika e bardhë.
Me këtë fitore Juve sheh me optimizëm për ndeshjen e kthimit që në program është me datë 28 shkurt në “Juventus Stadium”.