Shkëndija sot po zhvillon edhe ndeshjen e tretë kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore që skuadra tetovare po e zhvillon në Antalia të Turqisë, njofton “infOSport.mk”. Kundërshtarë i “kuqezinjëve” nga Tetova është skuadra 18-të herë kampione e Kroacisë, Dinamo Zagrebi, ndërsa ajo që ra në sy para fillimit të këtij takimi ishte përshëndetja mes dy kapitenëve të skuadrave, Ferhan Hasani në njërën anë, dhe Arija Ademi në anën tjetër.
Që të dy nihen mirë njëri me tjetrin, duke pasur parasysh se janë edhe shok skuadre me përfaqësuesen “A” të Maqedonisë.
Do të jetë kjo ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në historikun e tyre, ndërsa rikujtojmë se Shkëndija në dy ndeshjet e para të zhvilluara në tokën turke, ka regjistruar një fitore 4:1 ndaj Olimpik Donjetsk dhe një disfatë përballë zviceranëve të Cyrih, 1:2.