Emerson Palmieri sapo ka kompletuar transferimin e tij nga Roma te Çelsi, për vlerën e raportuar në një total prej €20 milionë plus €6 milionë të tjera në bonuse.
Mbrojtësi i majtë u paraqit paraditen e sotme në ambientet stërvitore të verdhekuqëve në kryeqytetin italian, për tu larguar thuajse menjëherë, për të udhëtuar drejt kryeqytetit të Anglisë. Ai u fotografua në Londër pasditen e të martës, pasi më parë i ishte nënshtruar vizitave mjekësore dhe në “Stamford Bridge” do të mbajë veshur fanellën me numër 33.