Alban Meha bombardon edhe në Azi (VIDEO)

Dikur ish reprezentuesi i Kombëtares shqiptare dhe tashmë së fundmi i përfaqësueses së Kosovës, Alban Meha “bombat” e tij ka vazhduar ti provoj edhe në futbollin aziatik. Fjala është për gjuajtjet e lira, përmes të cilave shënoi edhe një super gol me fanellën e skuadrës jordaneze të Al Faisali.

Futbollisti kosovar te kjo skuadër u transferua gjatë kësaj merkatoje, ndërsa që në debutimin e tij shënoi një super gol në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve në Azi. Për fat të keq goli i tij në fund vlente vetëm për statistikë, pasi skuadra e tij pësoi disfatë 5:1 ndaj skuadrës uzbekistaneze të Nasaf Qarshi, duke i dhënë lamtumirën këtij kompeticioni.

31-vjeçari Alban  Meha pas vetes ka një karrierë të bujshme, duke luajtur në Gjermani dhe Turqi.

Leave a Reply