Xhelil Asani, i cili së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, karrierën e tij do ta vazhdojë në Uzbekistan, te skuadra e Mash’al Mubarek, njofton “infOSport.mk”.
22-vjeçari ditë më parë me mirëkuptim u nda nga Shkëndija, ndërsa nuk vonoi shumë dhe tashmë sërish do të provojë veten në futbollin ndërkombëtarë.
Ai te skuadra tetovare erdhi në fund të muajit gusht nga skuadra bjelloruse e Torpedo Zhodino, mirëpo pasi nuk arriti të marrë hapësirat e duhura, vendosi të ndërpresë kontratën me Shkëndijën, e cila ishte valide deri verën e vitit 2019-të.
Ndryshe më parë kërçovari kishte luajtur edhe me Bylisin në kampionatin shqiptarë, skuadrën malteze të Pembroke, ndërkohë në Maqedoni kishte veshur fanellën e Metalurgut dhe Vëllazërimit, te e cila skuadër kishte bërë hapat e parë me futbollin.