Nigeriani Almo Abo Vakili sot u prezantua zyrtarisht si futbollisti më i ri i Shkëndijës së Tetovës. Vakili i cili vjen nga skuadra e Trakait të Lituanisë, ekip që u eliminuan nga Shkëndija në turin e 3-të eliminator të Europa Ligës, në fjalët e tij të para pas prezantimit ka thënë që i njeh mirë vlerat e klubit “kuqezi” dhe shpreson të jep më të mirën për skuadrën.
“Unë kisha mundësi të luaj kundër Shkëndijës në eliminatoret e Europa League vitin e kaluar dhe unë di vlerat e klubit. Kam përë se skuadra ka shumë lojtërë kualitativ dhe e di se klubi ka shumë ambicje të merr në Europa League dhe të bëjë gjëra të mëdha në Europë. Prandaj ishte nder kur klubi u interesua për mua dhe unë bëra gjithçka të jem këtu dhe tani jam i lumtur që jam këtu, dhe shpresoj të impresionoj trajnerin, të impresionoj fansat dhe të bëj mirë për veten dhe karrierën time”, ka thënë Alma Abo Vakili pas prezentimit te Shkëndija.