Besart Abdurrahimi është prezantuar edhe zyrtarisht te Partizani i Tiranës. Abdurrahimi në kampionatin shqiptarë kaloi nga Shkëndija e Tetovës, duke firmosur kontratë për 1 vit e gjysmë me Partizanin.
Me afrimin e 27 vjeçarit, mbyllet edhe merkatoja dimërore e Partizanit, ndërsa shqiptari nga Maqedonia do të mbajë fanellën me numër 90-të.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Partizanit, një klub dhe emër shumë i madh në kampionatin shqiptar. Drejtuesit më kanë pritur mjaft mirë, ndërsa miq të mitë që kanë luajtur më herët këtu, më kanë folur mjaft mirë për ambientin te Partizani. Jam gati të jap maksimumin për të arritur objektivat e klubit”, është shprehur Abdurrahimi në fjalët e para si futbollist i Partizanit.