Një episod jo i mirë ka ndodhur në takimin e djeshëm të FA Kupës angleze në ndeshjen midis Sautemptonit dhe Uatfordit. Ndeshja në fjalë i takoi skuadrës vendase të Sautempton me rezultatin minimal 1:0, ndërsa një gjë e këtillë nuk u pëlqeu aspak tifozëve mysafir të Uatfordit, të cilët pas përfundimit të ndeshjes, në momentet kur futbollistët e tyre ishin afruar për tu përshëndetur me ta, ata kishin filluar ti fyejnë.
Kjo gjë nuk i kishte pëlqyer disa prej futbollistëve të Uatfordit, ndërsa belgu Kristian Kabasele dhe greku Hose Holebas, kishin kërkuar që të përleshen me ta, duke kërkuar që të zbrisnin poshtë dhe të mastnin forcat e tyre.
Megjithatë ndërhyrja e shokëve të skuadrës bëri që Holebas dhe Kabasele të largoheshin dhe gjithçka të përfundonte pa ndonjë incident.