Përfaqësuesja e Spanjës është fituese e medaljes së artë në Kampionatin Evropian të hendbollit që këtë muaj u zhvillua në Kroaci. Spanja në finale fitoi Suedinë me rezultat 28:23, duke bërë kështu përmbysjen nga pjesa e parë që i takoi suedezëve me shifra 14:12.
Balaguer ishte golashënuesi më i mirë i Spanjës, me plotë 6 gola të shënuar, ndërsa te Suedia më i miri rezultoi Ekberg me 4 finalizime. Kjo ishte medalje e parë për Spanjën në një kampionat Evropian. Kujtojmë që medaljen e bronztë e fitoi Franca pasi mposhti më herët Danimarkën 32:29.
Portieri i Spanjës Shterbik u zgjodh portieri më i mirë i turneut, ndërsa Dushabaev mbrojtësi djathtë më i mirë.