Kosovari Egzon Sekiraxha dhe palestinezi Mohamed Al Kajed janë dy lojtarët më të rinj të Skënderbeut. Të dy futbollistët në fjalë kanë një pasaportë Suedeze dhe janë dy lojtarë me prespektivë për të ardhmen. Egzon Sekiraxha është një organizator me tipare të mira në lojën sulmuese. I dalë nga Malmo, 24 vjeçari kosovar i lindur në Suedi është huazuar fillimisht tek Kristiansand në kategorinë e dytë Suedeze për të kaluar mandej në rradhët e Angelholmit.
Nga ana tjetër palestinezi Al Kajed luan me kombëtaren u-23 të Palestinës. Si një mesfushor difensiv, 20 vjeçari për shkak të moshës së re shihet si një nga lojtarët më premtues në vendin e vet. Ashtu si Sekiraxha, edhe palestinezi Al Kajed ka dalë nga ekipi i Malmos, ndërsa deri para se të bëhej pjesë e Skënderbeut luante me Prespa Birlik në Suedi. Në kombëtaren U-23 Al Kajed numëron 5 paraqitje si pjesë e Palestinsës.
Skënderbeu nuk ka dashur të humbë kohë në këtë tratativë dhe ka arritur të bëjë të vetët lojtarët në fjalë duke firmosur me secilin prej tyre nga një kontratë për dy vite e gjysëm. Në të tilla kushte klubi duke pasur të plotë ekipin ka zgjedhur që ti huazojë tek ekipi i Trepçës në Kosovë deri në fund të sezonit për t’iu bashkuar Skënderbeut në qershorin e këtij viti.