Renova barazon me serbët e Javor

Renova sot në qytetin turistik të Ohrit ka zhvilluar edhe ndeshjen e tretë kontrolluese në kuadër të fazës së përgatitjeve, njofton “infOSport.mk”.

Pas dy fitoreve të njëpasnjëshme ndaj Pobedës (1:0) dhe Vëllazërimit (5:0), sot të përzgjedhurit e trajnerit Vllatko Kostov barazuan pa gola ndaj skuadrës serbe të Javorit, e cila gjithashtu fazën e përgatitjeve po e zhvillon në Ohër.

Ishte kjo një ndeshje e luftuar dhe me shumë duele, ku Renova krijoi disa raste të mira për gol, mirëpo kësaj rradhe mungoi finalizimi.

Në anën tjetër gëzon fakti se mbrojtja e “gjipspunuesve” po funksionon bukur mirë, ndërsa një gjë të tillë dëshmojnë edhe këto tre ndeshjet e para kontrolluese, ku Renova ende nuk ka pësuar asnjë gol.

Ndeshjen e rradhës Renova do ta zhvillojë me 31 janar kundër një skuadre tjetër serbe, Maçva.

Leave a Reply