Barcelona ka regjistruar tri pikë të rëndësishme në kampionatin spanjoll të La Ligës, duke fituar Alavesin në “Kamp Nou” me rezultat 2:1. Të përzgjedhurit e Valverdes nuk e nisin mirë takimin, pasi në minutën e 23-të u ndëshkuan nga Guideti, me këtë të fundit që zhbllokoi shifrat për 0:1 në të mirë të Alavesit.
Goli barazimit erdhi në minutën 72-të me Suarezin që barazoi për 1:1, ndërsa përmbysja erdhi nga ylli Lionel Mesi që shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë për tri pikë të vlefshme për Barcelonën.
Me këtë fitore Barça vazhdon kryesimin në La Liga me 57-të pikë, 9 më shumë se Atletiko e Madridi e vendit e dytë, që sot fitoi Las Palmasin me rezultat 3:0.