Dëmtim i rëndë për Sane, mund të mungojë rreth një muaj (VIDEO)

Gjermani i Mançester Sitit, Leroj Sane ka pësuar një dëmtim të rëndë, i cili ka trembur edhe trajnerin, Pep Guardiolan. Sane morri një goditje brutale sipër kaviljes, në sfidën e FA Kupës kundër Kardifit, kur Xhoe Benet ndërhyri nga prapa, në minutën e 45-të, duke penguar Leroj Sane, i cili u përplas në tokë, teksa këmba iu përthye gati e gjitha.

Ishte Aguero, ai i cili zëvendësoi gjermanin, Sane, i cili më pas u transportua për në spital, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes trajneri i “citizens”, Pep Guardiola, tha se futbollisti i tyre mund të mungojë 2- 4 javë, mirëpo për më tepër detaje do të duhet të presin deri nesër. Pep përveç kësaj, ju bëri ftesë arbitrëve që të kujdesen më shumë për futbollistët.

 

“Ai do të jetë jashtë fushave të futbollistë për një kohë, them minimum dy deri tre javë, a ndoshta edhe një muaj. Do shohim nesër saktë se sa kohë do mungojë nga fushat e futbollit” – tha Pep Guardiola në Konferencën për shtyp.

Sa i përket rezultatit të takimit, Mançester Siti shënoi fitore 2:0 dhe siguroi një vend për në ndeshjet e 1/8 së finales së FA Kupës.

Cardiff City 0 – 2 MC | FA Cup 17/18

Cardiff City vs MC 👉 Download our 🆓 iOS app for all HD highlights: https://itunes.apple.com/us/app/footism/id1298074546

Публикувахте от BongdaHighlights в 28 януари 2018 г.

Leave a Reply