Xhanluixhi Bufon mbush sot 40 vjeç. Legjenda e Juventusit dhe kombëtares italiane ende nuk ka vendosur nëse ky është për të sezoni i fundit i karrierës, ndoshta sepse nuk ka qenë një sezon dhe aq i mirë deri tani.
Në nëntor qau për dështimin e Italisë për t’u kualifikuar në atë që do të ishte Botërori i tij i gjashtë, ndërsa aktualisht ka nga 1 dhjetori që nuk luan pasi është i dëmtuar dhe i ka shpëtuar rekordi i Maldinit.
Ka fituar 8 tituj në Serinë A, një Botëror dhe madje ka luajtur edhe në Serinë B. 17 vite te Juventusi, 6 te Parma dhe 20 vite me kombëtaren. 858 ndeshje në Serinë A dhe 175 me Italinë, në pritje për të parë se sa do të shtohen këto shifra.