Skuadra kryesuese e La Liga-s, Barcelona është gati për të bërë edhe transferimin e tretë të merkatos së janarit. E përditshmja spanjolle “Marca”, raporton se “katalunasit” janë shumë pranë mesfushorit brazilian të Gremios, Arthur Melo.
Bëhet fjalë për një futbollist vetëm 21-vjeçar, produkt i shkollës së skuadrës braziliane, i cili me Gremion ka kontratë deri në fund të vitit 2021-të.
Barcelona këtë afat kalimtar ka kompletuar transferimin e Jeri Mina dhe Filipe Kutinjos.